Dashnorja e mbretit flet për herë të parë për ‘dhuratën 65 mln euro’

0
Dashnorja e mbretit flet për herë të parë për ‘dhuratën 65 mln euro’

Ish-dashnorja e Mbretit të Spanjës, Juan Carlos I, deklaroi në një intervistë se dhurata që i ka bërë ai- një shumë prej 65 milionë eurosh- nuk ishte e paarsyeshme.

Corina zu Sayn-Wittgenstein, 56 vjeç, pati një aferë me Juan Carlos, 82 vjeç, nga viti 2004 deri në vitin 2009. Gjatë kësaj kohe ajo mori shumën e madhe të parave, ndërkohë që reagimet publike ishin shumë të ashpra kur u mësua lajmi.

Në intervistën e parë televizive për mbretin e goditur nga skandalet, ajo tha se e mori ‘dhuratën bujare’ sepse mbreti ishte shumë i vendosur që të kujdesej për të.

“Kur mbërriti dhurata, u habita sepse ishte një shumë e jashtëzakonshme”.

“Megjithatë në kontekstin e një pasurie që sipas Forbes shkon në rreth 1.8 miliardë dollarë, kjo nuk është një shumë e paarsyeshme. Ai ishte shumë i kujdesshëm ndaj meje”.

Drejtësia zvicerane po e heton atë për pastrim parash pas kësaj pagese.

Sipas saj, mbreti është arkitekt i ‘problemeve të tij’.

Juan Carlos abdikoi nga froni në vitin 2014 dhe është nën hetim nga një gjykatë e lartë për një shumë prej 100 milionë dollarësh, që i ka marrë si ryshfet nga Arabia Saudite për një kontratë.

Në gusht, Juan Carlos u largua nga Spanja dhe tani është në mërgim në Abu Dhabi.

Corinna sugjeron se ekzili i tij është mposhtja përfundimtare.

Artikulli i mëparshëmEMRAT/ Shpërndanin drogë, kapen dy të rinjtë e rrezikshëm
Artikulli i radhësFatura e spastrimeve dhe emërimeve të ‘Rilindjes’ në administratë shkon dhjetëra milionë euro