Parkim i gabuar/ Policia bën “namin” me gjoba te Rruga e Kavajës, e pësojnë 135 drejtues

0
Policia

Policia Rrugore e Tiranës, në funksion të planit të veprimit për ndëshkimin e parkimeve të gabuara, përgjatë 12 orëve, monitorim të dedikuar në Rrugën e Kavajës.

Janë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, siç thotë policia, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.https://www.youtube.com/embed/OQHcQCW9BOM

“Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti”,- sqaron policia.

Artikulli i mëparshëmVideo virale, Melania Trump tërheq sërish vëmendjen, largon me forcë dorën e presidentit
Artikulli i radhës(VIDEO) Situata del jashtë kontrolli, dhunë dhe përleshje/ “Mbathja”, protestuesit kundër masave anti-covid sulmojnë gazetarin, e ndjekin nga pas dhe…