Suedia ndalon izolimin e të moshuarve, lë pasoja në shëndetin mendor

0
Suedia ndalon izolimin e të moshuarve, lë pasoja në shëndetin mendor

Qytetarët e moshuar suedezë nuk kanë më nevojë të izolohen, tha qeveria të enjten, duke njoftuar për numrin më të ulët t infeksioneve sesa në pranverë kur goditi vala e parë e Covid 19.

Sipas autoriteteve qeveritare bllokimi dhe izolimi I të moshuarve lë pasoja të rënda në shëndetin mendor të tyre.

 “Agjencia e Shëndetit Publik ka vendosur që të moshuarit, si dhe ata në grupet e tjera të rrezikut, nuk do t’i nënshtrohen masave specifike, ata do t’u nënshtrohen të njëjtave rekomandime si pjesa tjetër e popullsisë”, tha ministrja suedeze e Shëndetësisë, Lena Hallengren, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Suedia ka marrë një qasje të ndryshme ndaj shumicës së vendeve të tjera evropiane në luftën kundër pandemisë, duke u mbështetur në masat vullnetare për të promovuar distancimin social megjithëse mori disa masa shtesë në fillim pas rritjes së numrit të viktimave në shtëpitë e pleqve.

 Suedia që nga fillimi pandemisë ka regjistruar 107,000 raste në total dhe afërsisht 5,900 vdekje, ndërsa një ditë më parë u shënuar 975 raste të reja dhe 7 viktima.

Artikulli i mëparshëmPamje të frikshme: Tornado gjigante krijohet në Gjirin e Lalzit (VIDEO)
Artikulli i radhësDr. Fauci thotë se verdikti për vaksinën pritet në fillim të dhjetorit