Milingonat ”vrapojnë” në kutitë transparente të një dyqani në Singapor.
Ky dyqan propozon koloni dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për të adoptuar këto insekte me gjashtë këmbë si kafshë shtëpiake.
John Ye e hapi “Just Ants”, dyqani i parë i qytet-shtetit, i dedikuar për shitjen e këtyre kafshëve të vogla, në janar, duke e kthyer nga një pasion me kohë të pjesshme në një karrierë me kohë të plotë.
Ky shtetas i Singaporit e zhvilloi interesin e tij për këto insekte pasi kishte marrë disa ekzemplarë si një dhuratë nga kunati i tij. Dhe shumë shpejt ai la punën e tij si një shitës elektronik për të filluar biznesin e tij.
41-vjeçari i përshkruan milingonat si kafshë “altruiste, të dhembshura” dhe “shpirt luftarake”. Ai shpreson që dyqani i tij do të bëhet një vend i shenjtë për të apasionuarit e tjerë të milingonave.
“Dëshiroj ta bëj këtë vend një ambient ku njerëzit mund të bashkohen, të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre të mbarështimit të milingonave”, theksoi ai.
Dyqani shet koloni milingonash dhe pajisje të specializuara, tuba për t’i kapur, pjata të vogla për ushqim, madje edhe krimba për t’i ushqyer ato.