Nepotizmi vazhdon që të jetë një problem i pazgjidhur ende në administratën shqiptare, ku shpesh hasemi me punësime në bazë të lidhjeve të gjakut, duke zaptuar disa pozicione kyçe. Së fundmi kryetarje e bashkise Libohove Luiza Mandi ka punësuar djalin e saj në bashki.
Siç shihet, kryetarja e PS-së autorizon djalin e saj Arsi Mandi që të lëvizë me mjetin e bashkisë Libohovë me destinacion Libohovë-Tiranë dhe kthim Tiranë-Libohovë për problemet e bashkisë.
“Autorizohet Aris Mandi si shofer të lëvizë me mjetin e bashkisë Libohovë me destinacion Libohovë-Tiranë dhe kthim Tiranë-Libohovë për problemet e bashkisë.”- thuhet në vendim.