DOKUMENTI/ Meta-Kuvendit: Prisni mendimin e Komisionit të Venecias

0

Pas kthimit të Kodit Zgjedhor në Kuvend, presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka drejtuar një kërkesë këtij institucioni që të marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias.

Meta e ktheu te premten ligjin ne Kuvend, ndërkohë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Kodi do të miratohet sërish nga maxhoranca pa asnjë ndryshim.

Meta iu drejtua me një kërkesë në 21 tetor Komisionit të Venecias duke kërkuar një opinion në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara nga maxhoranca dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare.

Presidenti kërkoi një ‘opinion urgjent’ mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë duke i drejtuar 8 pyetje Komisionit.

Image
Artikulli i mëparshëmOBSH dhe Wikipedia, bashkë kundër gënjeshtrave për COVID-19
Artikulli i radhësFOTOT: 40 vjeç, por mbetet femra më seksi në botë