Holanda ndërpret kampionatin dhe anulon sezonin!

0

Federata doli me këtë njoftim pas urdhrit të kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, që vendosi ndalimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri më 1 shtator.

Ajaksi nuk do të ketë mundësi që të kurorëzohen kampion këtë vit, pasi federata holandeze e futbollit vendosi që të anulojë sezonin 2019-2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke e bërë sezonin nul.

Kështu, Eredivise nuk do të ketë ekip kampion, ndonëse tabela e renditjes do të zyrtarizohet e tillë për të çuar klubet holandeze në Kupat e Europës. Ajaksi dhe AZ Alkmari, që bashkëkryesonin kampionatin, por kryeqytetasit në vend të parë dhe që nuk do kenë mundësi t’i gëzohen një titulli, ndërsa shpëtojnë Ado Den Hag dhe RKC Valvijk, dy ekipet e fundit të tabelës, që tashmë nuk do të bien një kategori më poshtë.

Artikulli i mëparshëmDisa nga gabimet që bëjmë kur përdorim maskat
Artikulli i radhësTom Hanks i shkruan letër dhe i bën një dhuratë djalit 8-vjeçar që bullizohej për shkak të emrit Corona