Tërmet në Egje/ Konfirmohen 4 viktima dhe mbi 120 të plagosur

0
4 dead,120 injured as earthquake hits Turkey and Greece

Tërmeti i fuqishëm që tronditi ishujt grekë e turkë përreth detit Egje ka sjella pasojat e para në njerëz. 4 persona kanë humbur jetën në Turqi ndërsa afro 120 të tjerë raportohen të plagosur pas dridhjeve të forta të tokës. Ekipet e shpëtimit po vijojnë  kontrollet në terren dhe sipas njoftimeve të mediave të huaja numri i viktimave mund të rritet pasi shumë ndërtesa janë rrafshuar dhe shumë familjarë kërkojnë të afërmit e tyre nën rrënoja. Një prej tyre raportohet të jetë mbytur nga cunami që vërshoi pas tërmetit, ndërsa 3 të tjerë janë nxjerrë nga shtëpitë e shembura.

Epiqendra e tërmetit të madhësisë 7 në shkallën rihter ishte deti Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit.

Artikulli i mëparshëmErdogan reagon pas tërmetit: U qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti
Artikulli i radhësFlamuri turk mbi universitet. Shqipëria zgjedh mes Erdoganit dhe Makronit