Ekonomia – Njerëzia – Partia …

0
Dritan Shano | 27.al

Nga Dritan Shano

Jo rrallë, për të treguar rëndësinë dhe ndjeshmërinë që ka ekonomia ndaj politikave qeveritare, duke ju referuar dëmeve dhe rrënimin që këto shkaktojnë mbi ekonominë, përdoret shprehja: “Është ekonomia, o bualla”!

Po çfarë është ekonomia? Ekonomia është njerëzit – njerëzit që prodhojnë, shkëmbejnë, bashkëpunojnë konsumojnë! Pra, më shumë se “është ekonomia …”, duhet thënë “janë njerëzit, o bualla”!

Sa më shumë njerëzit nisen nga parimi që “E mira jote është e mira ime” aq më tepër rëndësi merr shprehja e mësipërme.

Por kur njerëzit urrehen, duan ta shohin tjetrin të vdekur, ose janë të gatshëm të hanë bar dhe parimet (e Partisë) nuk i shkelin, ose nuk e kanë problem të mos kenë as ujë, as drita, vetëm shokët e partisë mos zihen, atëhere gjendemi në një situatë kur Partia është më e rëndësishme se Njeriu, pra edhe se Ekonomia.

Nga kjo vjen zakonisht Varfëria.

Sqarim: Që Partia është më e rëndësishme se Njeriu në Shqipëri kjo duket me sy të lirë.  Në Kushtetute, në Kodin Zgjedhor, pesha më e madhe në përfaqësimin politik i është dhënë rehatisë së Partisë, ndërsa Njeriut i është bërë thuajse e pamundur të përfaqësohet lehtësisht.

Fraza më e fundit, si një vulë e këtij koncepti varfërues, në diskutimet për reformën zgjedhore ishte se në listat e “hapura”:

Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota më shumë seç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati, pasi ti po konkurron edhe me divindentin politik”.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19 në Shqipëri/ Rekord i ri me 319 raste të reja në 24 orët e fundit, humbin jetën 3 pacientë
Artikulli i radhësRRËFIMI SHOKUES/ “Po qesh me maskën time?”, flet gruaja që u shoqërua pasi kaloi Rama: Po ecte me këmbë, kishte vënë një maskë me buzë të kuqe, po shkonte tek makina që kishte parkuar para selisë së PD…