Arbitrazhi/ Meta-Avokaturës së Shtetit: Dua informacion ose do ju padis

0

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me thirrjen e tretë Avokaturës së Shtetit, ku kërkon dhënien e informacionit ndaj Institucionit të Presidentit për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Në letrën e tij Meta thekson se “Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avokaturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave të vendit”.

Kreu i shtetit i bën thirrje “të reflektoni e të mos rëndoni edhe më shumë pozitën tuaj si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin”.

Meta shkon më tej dhe thekson se “nëse ju po pengoheni, apo jeni urdhëruar, për mos ta dhënë këtë informacion për Kreun e Shtetit, atëherë ju kujtojmë se sipas ligjit ju sërish mbartni detyrimin për të informuar Kreun e Shtetit”.

“Përmes kësaj shkrese, ju bëjmë thirrje të reflektoni e të mos rëndoni edhe më shumë pozitën tuaj si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin, dhe të mos pengoni Kreun e Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese.

Nëse ju po pengoheni, apo jeni urdhëruar, për mos ta dhënë këtë informacion për Kreun e Shtetit, atëherë ju kujtojmë se sipas ligjit ju sërish mbartni detyrimin për të informuar Kreun e Shtetit, si dhe organet e ndjekjes penale, për konsumimin e një tjetër vepre penale”, thekson Meta.

Letra e Presidentit i drejtohet gjithashtu edhe ministries së Financave dhe Ekonomisë, ku ndër të tjera thuhet:

“Referuar kësaj situate aspak të logjikshme, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon nga ana juaj një informacion të plotë mbi të gjitha detyrimet financiare të shtetit shqiptar përkundrejt palëve të treta që ju i keni identifikuar tashmë si detyrim për shlyerje dhe që kanë ardhur si pasojë e humbjes prej shtetit Shqiptar të çështjeve në Gjykatat/Dhomat e Arbitrazhit, si dhe praktikat respektive dokumentare (përfshirë vendimet e gjykatës së arbitrazhit) mbi bazën e të cilave ju jeni informuar për vlerën e detyrimit për t’u shlyer.”

Ja dokumenti i plotë:

Zonja Avokate e Përgjithshme e Shtetit,

Me shkresën me nr. prot. 2391, datë 13.07.2020, të Institucionit të Presidentit të Republikës,ju është kërkuarinformacion mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditëpa asnjëpërgjigje!

Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionittë kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Në këtë shkresë të dytë ju ështëlënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjëpërgjigje edhe për këtë shkresë të dytë!

Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende njëpërgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avoakturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave tëvendit.

Presidenti i Republikës,në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi:

Numrin e çështjeve në proces pranëGjykatave tëArbitrazhit, ku Republika e Shqipërisëështë palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje;

Nëse për çështjet në proces nëGjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer;

Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;

Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:

i.Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit;

ii.Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre.

Bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo.

Informacion të veçantë mbi lindjen dhe ecurinë e çështjes  së Arbitrazhit ICSID nr. ARB/15/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, duke përfshirë edhe kopje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, në gjuhën që është dhënë dhe përkthimin e tij zyrtar në gjuhën shqipe.

Nëse informacioni i kërkuar, shoqëruar me kopje të dokumentacionit të plotë, nuk depozitohet në Institucionin e Presidentit të Republikës brenda ditës sëhënë, datë 02.11.2020, ju bëjmë me dije se,

Institucioni i Presidentit të Republikës do të ndërmarrëtë gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpëdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekjepër të mbuluar veprime tëtjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëmetë konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar.

Përmes kësaj shkrese, ju bëjmë thirrje të reflektoni e të mos rëndoni edhe më shumë pozitën tuaj si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin, dhe tëmos pengoni Kreun e Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese.

Nëse ju po pengoheni, apo jeni urdhëruar, për mos ta dhënë këtë informacion për Kreun e Shtetit, atëherë ju kujtojmë se sipas ligjit ju sërish mbartni detyrimin për të informuar Kreun e Shtetit, si dhe organet e ndjekjes penale, për konsumimin e një tjetër vepre penale.

E nderuar zonja ministre e Financave dhe Ekonomisë,

Referuar kësaj situate aspak tëlogjikshme, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon nga ana juaj një informacion të plotë mbi të gjitha detyrimet financiare të shtetit shqiptar përkundrejt palëve të tretaqë ju i keni identifikuar tashmë si detyrim për shlyerje dhe që kanë ardhur si pasojë e humbjes prej shtetit Shqiptar të çështjeve në Gjykatat/Dhomat e Arbitrazhit, si dhe praktikat respektive dokumentare (përfshirë vendimet e gjykatës së arbitrazhit)mbi bazën e të cilave ju jeni informuar për vlerën e detyrimit për t’u shlyer.

Shprehim besimin se nga ana juaj nuk do të ketë vonesa në përcjelljen e këtyre të dhënave.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Artikulli i mëparshëmStudentët paralajmërojnë: Të hënën do ngrihemi në protesta
Artikulli i radhësImagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë