Maska nuk e ndalën virusin/ A po shkojmë drejt karantinës së dytë?

0

Shifrat e pandemisë janë përkeqësuar sërish ditët e fundit, ndërsa numri i vdekjeve po kap shifrën e 500 rasteve fatale. Deklarata e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që paralajmëroi përzgjedhjen e personave që do të trajtohen në spitalet covid është shenjë se pandemia do të përkeqësohet ndërsa kapacitetet spitalore janë në maksimumin e tyre tashmë prej kohësh. Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi vendimin për mbylljen e universiteteve në muajin e ardhshëm.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

Në të njëjtën kohë, një nga zonat më të populluara në Tiranë, tek ish-blloku mund të merren masat për mbylljen e bareve dhe të lokaleve që vazhdojnë të jenë të mbipopulluara.

“Njëkohesisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Tirana mbetet vatra kryesore e infeksionit me gati 4 mijë e 500 të infektuar aktivë, nga 8 mijë e 800 që janë gjithsej në vend. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne Tiranë. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësojnë se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura.

Një mbyllje e dytë është përjashtuar në vazhdimësi nga autoritetet, por duket se rritja e shifrave ka bërë që të nisin masat paraprake për parandalimin e përhapjes së covid-19. Thirrja për mbajtjen e maskës duket se nuk e ka ulur numrin e të infektuarve, ndërsa një karantinë e dytë po bëhet gjithnjë e më e afërt. Në disa vende të Bashkimit Europian, vala e dytë e infeksionit ka detyruar rikthimin e karantinës ose marrjen e masave të pjesshme.

Gjermania dhe Franca po zbatojnë disa forma të izolimit kombëtar, teksa kontinenti përballet me rritje të numrit të personave të infektuar dhe të vdekur me koronavirus. Nga e premtja, njerëzit në Francë lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për punë të dosmodoshme dhe arsye mjekësore.

Masat në Gjermani janë më pak të ashpra sesa ato të Francës, por, megjithatë përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatorve. Ndonëse Gjermania ka raportuar për shkallë më të ulët të infektimit me koronavirus sesa shumë vende tjera në Evropë, së fundmi shkalla në rritje e përhapjes ka alarmuar qeverinë.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Pamjet e cunamit, ja çfarë ndodhi në port pas tërmetit
Artikulli i radhës17 ditë në grevë urie, naftëtaret e Ballshit: Duam djersën tone, nuk tërhiqemi