‘Do bashkohemi me vendet më të fuqishme në botë!’, Erdogan nuk ndalet, provokon sërish Greqinë

0
‘Do bashkohemi me vendet më të fuqishme në

Ndërsa kërkimet në rrënojat e pallateve turke vazhdojnë me shpresën për të gjetur persona që i kanë mbijetuar tërmetit të fuqishëm, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu kthye sërish retorikës së tij provokuese.

Sot në një deklaratë, Erdogan tha se Turqia do vazhdonte hetimet e saj me Oruch Reyes, Kanuni dhe Fatih, me synimin për t’u bashkuar me vendet më të fuqishme në botë, politikisht dhe ekonomikisht.

“Kur të kemi sukses në luftën tonë, Turqia do të hyjë në vendet më të mëdha në botë politikisht dhe ekonomikisht. Ne do të vazhdojmë të rritemi, do të vazhdojmë me Oruch Reyes, do të vazhdojmë me Fatih, me Kanuni, me Yavuz. Me ndihmën e Allahut, ne do të jemi shumë ndryshe në të ardhmen falë përpjekjeve tona”, u shpreh Erdogan, transmetojnë mediat e huaja.

Kujtojmë se Turqia lëshoi një Navtex të ri për datat 1-14 Nëntor, për anijen kërkimore Oruts Reyes gati 24 orë pas komunikimit telefonik midis Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Tayyip Erdogan, telefonatë që u bë pas tërmetit të madh në zonën e Samos.

Artikulli i mëparshëmKur do bëhet mbyllja e lokaleve? Flet Silva Bino, tregon çfarë është diskutuar në Komitetin Teknik të Ekspertëve
Artikulli i radhësFshati më përrallor në botë, një parajsë në vete dhe vend magjik