Këto foto po bëjnë xhiron e rrjetit. Një vogëlushe u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas katër ditësh.
Ayda Gezgin, 4 vjeç, u dërgua në spital në qytetin e Izmirit, mes duartrokitjeve.
Ekipet e shpëtimit dëgjuan klithmat e saj poshtë rrënojave dhe arritën ta nxjerrin të gjallë disa orë më vonë.
Momenti kur babai i saj e puth vajzën e mbuluar me pluhur është bërë viral.