Rama-Varhelyi/ Çfarë ka mbetur më për të negociuar?

0

“Një vizitë “virtuale” e kryeministrit Edi Rama në BE” kështu e ka quajtur komisionieri Varheli bisedën në video me Ramën, ku është diskutuar për finalizimin e Kornizës negociuese, mbështetjen në luftën kundër Covid dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën tjetër. Por çfarë ka mbetur më për të biseduar për Konferencën e parë Ndërqeveritare që është e hapja reale e negociatave mes vendit tonë dhe BE? Shumë pak tashmë. Pas shqelmimit që Rama i bëri konsensusit në 5 Qershor, qeveria hollandeze e ka zyrtarizuar qëndrimin e saj si propozim për parlamentin e këtij vendi për t’i thënë JO Shqipërisë. Nga Gjermania sinjalet janë se Bundestagu do ta refuzojë sërish një PO për vendin tonë për të njëjtat arsye, ndërsa nga Franca nuk ka ende asnjë reflektim. Për të mos harruar këtu se Gjykata Kushtetuese ende nuk është plotësisht funksionale.


Varhelyi duket se e ka lënë pas krahëve refuzimin e kryeministrit Rama për të reflektuar dhe për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor. Por a do të bejnë të njëjtën gjë parlamentet dhe qeveritë e vendeve anëtare kur të votojnë? Pavarësisht skenareve të mundshëm, Rama gjithmonë e ka një As nën mëngë: Justifikimet!

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Ja kush është autori shqiptar i sulmit terrorist në Vjenë
Artikulli i radhësMinistri i Brendshëm austriak: Nuk ka shenja të një autori të dytë të përfshirë në sulmin në Vienë