Myrto Uzuni ka mposhtur koronavirusin. Lajmin e ka publikuar vetë sulmuesi i Ferencvarosh i cili ka publikuar një foto në “story”-n e tij në rrjetin social “Instagram”.
Tek foto e publikuar ai ka hedhur mbishkimin “më në fund u riktheva”. Nuk dihet ende nëse Uzuni do të aktivizohet në ndeshjen e nesër me të Ligës së Kampioneve ndaj Juventusit.
Sulmuesi 25-vjeçar ka munguar në sfida të rëndësishme për klubin e tij në kampionat gjithashtu dhe në Champions ku Ferencvarosh është sfiduar me Barcelonën dhe Dinamo Kiev.
Trajneri i Kombëtares shqiptare Edi Reja po mendon t’a ketë në dispozicion Uzunin në sfidat e muajit nëntor, në miqësoren “vëllazërore” me Kosovën dhe dy sfidat në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.