Sipas mediave britanike, Mançester Siti është gati të ulet në bisedime për Lionel Mesin dhe gati ka një marrëveshje faraonike për t’a bindur yllin argjentinas në janar, 6 muaj përpara skadencës së kontratës së tij.
Klubi nga Mançesteri e ka fuqinë ekonomike për t’a joshur me para, 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.
“Pleshti” ishte i lidhur me një lëvizje në “Etihad” këtë verë pasi ai i deklaroi klubit se dëshironte të largohej, pasi dëshira ishte e madhe për tu bashkuar përsëri me Pep Guardiolën në të njëtin klub si disa vite më parë.