Njeriu i momentit në skuadrën kuqezi, Milani gati rinovimin për Ibrën

0
ibra

Zlatan Ibrahimoviç do të luajë me fanelën kuqezi edhe përtej 40 viteve që do të ketë mbi shpatulla. Kjo nuk është më një hipotezë por diçka që po merr formë dita-ditës. Milan po mendohet për rinovimin e yllit suedez, ku kontrata e tij i skadon në fund të këtij sezoni.

Për rinovimin e kontratës, në këndvështrimin teknik dyshimet janë pothuaj aspak, ndërsa në atë ekonomik një dorë për klubin mund të vijë nga dekreti i pasojave të lehtësimeve tatimore. Si një shtetas i huaj që banon në Itali për të paktën dy vjet, Ibra do të gëzonte lehtësime që nuk janë veçse indiferente, të cilat do të lejonin që paga e tij të mos rëndonte shumë në llogaritë e “Casa Milan.”

zlatan-cele-scaled

Gjigandi suedez e kishte deklaruar në formë batute pas magjisë së kryer ndaj Udinezes, se Maldini do t’ia kishte dhënë menjëherë stilolapsin për t’a firmosur kontratën. Klubi kuqezi po mendon seriozisht rinovimin e Donarumës dhe të Çalhanollu, gjithashtu dhe të Ibrahimoviç i cili është kryesori i ecurisë pozitive të këtij Milani.

ibra milan

Vullneti dhe dëshira e dy palëve është e qartë që me Ibrahimoviç Milani të shkojë në Champions dhe për këtë arsye po pritet një takim me agjentin e sulmuesit 39-vjeçar Mino Raiola.

Artikulli i mëparshëmPo shkëlqen me Milanin, klubi i Premier Ligës në “sulm” për Rafael Leaon
Artikulli i radhësDavid Alaba sulmon Bajernin: Klubi më dha goditje në fytyrë, donin të më…