Shqiptari Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi, është përdhunuar për herë të dytë në burg.
Mësohet se vetë Luca ka shkuar në infermieri ku ka denoncuar aktin e rëndë.
‘Më kanë përdhunuar të burgosurit e tjerë,’– mësohet të ketë thënë shqiptari. Pas analizave është kanë konfirmuar deklaratën e 23-vjeçarit.
Eleni Topaloudi u vra mbrëmjen e 28 nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det.
Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij.
Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë.
Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det, por nuk mundi të notonte nga plagët e marra dhe u mbyt.