Të shkarkuarit e vettingut, fushatë ndaj anëtarëve të KPK, padi në SPAK ndaj Brunilda Bekteshit

0
Unnamed

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu të organizuar nënjë shoqatë drejtuar nga prokurori i shkarkuar Genti Trenova, kanë nisur një fushatë ndaj anëtarëve të komisioneve të vetingut.

Edhe pse vetë janë potencialisht subjekt i ligjit per tu hetuar per pasurite e tyre te paligjshme i dhe i hetmit pasi nuk i kane justifikuar dot pasurinë e tyre dhe ngecën në rrjetën ë vetingut, ata kanë krijuar një shoqatë dhe kanë paditur në SPAK, Brunilda Bekteshin, një nga anëtaret e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka vendosur për largimin e tyre nga radhët e drejtësisë. Brunilda Bekteshi, pavarësisht se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, është paditur nga ‘Shoqata për drejtësi’ pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, dhe kane ndermarre nje fushate shpifjesh neper rrjete sociale duke shkelur ligjin per mbrojtjen e te dhenave personale te sanksionuar me ligj!

Kështu, për SPAK, nuk mjaftojnë vetëm të shkarkuarit e vettingut, gjyqtarë e prokurorë, …por paralelisht duhet të kenë si subjekt të saj edhe ata që e kanë kaluar tashmë këtë proces, e që gëzojnë mbështetje te plote ndërkombëtare.

Unnamed

Kujtojmë se në fillim të muajit të shkuar, komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, i shoqëruar nga shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, zhvilluan një takim me anëtarët e Komisionit të Vettingut, mes tyre edhe znj. Bekteshi, duke iu dhënë atyre mbështetje në misionin e tyre. Edhe Ambasada amerikane doli me nje prononcim ne mbeshtetje te punes korrekte dhe profesionale te anetareve te KKP!
Në një reagim në “Twitter”, Genoveva Ruiz Calavera, dha mesazhin e qartë të saj, ndërsa bëri thirrje që të ndalen sulmet e padrejta ndaj disa anëtarëve të Vettingut.

“Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vettingut me 🇪🇺 Komisionerin @OliverVarhelyi. Vettingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që reforma në drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, shkroi Calavera.
Ndërkohë, Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi do të shprehej se BE mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për integrimin e Shqipërisë.

Calavera Vahelyi

“Takim shumë i mirë me anëtarët e institucioneve të vetingut. Unë përgëzoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. #EU mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë”, shkruante Varhelyi, në një postim në rrjete sociale pas takimit me anëtarët e Komisionit të Vettingut.

Artikulli i mëparshëmGazetari: 2 tonë kanabis kapur në Mal të Zi?! S’ka mundësi, narko-kultura e hashashit….
Artikulli i radhësPas infektimit me COVID-19 deputetja Rudina Hajdari flet për gjendjen e saj shëndetësore: Fatmirësisht nga dje s’kam pasur më simptoma