Ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për 14-vjeçarin nga Fieri të plagosur gjatë tërmetit

0
Ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për

Ambasada Shqiptare, në Athinë ka ndarë një lajm të mirë për vogëlushin shqiptar, që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm, që goditi ishin grek Samos.

Ambasada ka publikuar një foto të Enriko Manes teksa shihet në shtratin e spitalit i buzëqeshur (edhe pse mban maskë) ndërsa përshëndet.

Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri është drejt përmirësimit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.

“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.

Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.

Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Artikulli i mëparshëmEkspertja shqiptare i befason të gjithë: Nuk vesh rroba të përdorura, transmetojnë energji negative
Artikulli i radhësMjeku i njohur plas skandalin, tregon ‘live’ në emision se çfarë ndodh te ‘Shefqet Ndroqi’: Varem në litar që është e vërtetë!