Monedha europiane vijon edhe këtë të enjte të blihet me 123.5 lekë dhe të shitet me 124 lekë sikurse edhe ditën e mërkurë duke mos shfaqur luhatje të vlerës për gati 2 ditë me radhë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 0.5 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 105.2 lekë dhe duke u shitur me 106 lekë.
Paundi britanik gjithashtu vijon edhe ditën e sotme sikurse dje të dobësohet duke u blerë sot me 136.2 lekë dhe duke u shitur me 137.2 lekë referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ndërkaq ndryshe nga dje ka regjistruar një rënie prej 0.3 pikë nga dita e mërkurë duke u blerë sot me 115 lekë dhe duke u shitur me 116 lekë.
Bursa për datën 5 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 361.00 | – 0.25 |
DIESEL | 326.50 | – 2.25 |
BRENT | 39.50 | – 0.06 |
©aktualitet.al