Danimarka shkon në “Lock-Down” të pjesshëm prej… nuselalave, shkencëtarët: Kemi gjetur mutacion të COVID-19 tek to

0
Utyuu

Danimarka ka vendosur një Lock-Down të pjesshëm në disa rajone për shkak se shkencëtarët kanë gjetur një mutacion tëCOVID-19 tek nuselalat daneze.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ky lloj mutacioni që ka pësuar COVID-19 mund të përhapet edhe tek njerëzit.

Lock-Down do të zgjasë deri më 3 dhjetor, por autoritetet nuk janë mjaftuar vetëm me kaq. 17 milionë nuselala që ndodhen në Danimarkë do të hiqen nga vendi prej frikës.

Të enjten OBSH e konfirmoi diçka të tillë duke i cilësuar nuselalat si ”rezervuar të mirë” të COVID-19. Një fenomen i tillë është vënë re dhe në Spanjë e Holandë që nga fillimi i pandemisë teksa Danimarka krahas njerëzve ka nisur të numërojë rastet dhe tek nuselalat.

Me masat e reja baret, restorantet, transporti publik dhe sportet me dyer të mbyllura do të ndalohen pasi rastet në Danimarkë po rriten.

Artikulli i mëparshëm“Nuk e di nëse djali është gjallë apo ka vdekur”! Apeli lë në burg Rrok Pepajn: Ja çfarë tha babai i autorit të vrasjes së dyfishtë
Artikulli i radhësZbulohet ora dhe data, ja kur Thaçi del para Gjykatës Speciale në Hagë