Covid-19 prek Real Madrid, konfirmohen dy lojtar të infektuar

0
Covid-19 prek Real Madrid, konfirmohen dy lojtar të infektuar

Të dielën në mbrëmje, Real Madrid i Zinedine Zidane do të sfidojë Valencia, e vlefshme për javën e 9-të në La Liga. Por për këtë ndeshje, tekniku francez do të duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm. Këtë të shtunë, klubi madrilen publikoi një deklaratë për shtyp, ku njoftoi se Eden Hazard dhe Casemiro ishin infektuar me koronavirus.

Image

“Real Madrid informon se Casemiro dhe Hazard kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19  në testet e kryera të premten në mëngjes. Të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi ndihmës i ekipit të parë, si dhe të gjithë punonjësit e klubit, rezultuan negativ në testet e kryera ditën e djeshme” , shpjegon klubi spanjoll

Artikulli i mëparshëmEdi Reja publikon listën e Shqipërisë për sfidat e nëntorit, rikthime të rëndësishme në kombëtare
Artikulli i radhësInfektohet me koronavirus presidenti i klubit italian