Hakmarrja e grave/ Njëra dhunon ish burrin pas tre javësh ndarje, tjetra e denoncon se mbante armë poshtë krevatit

0
dhune

Nuk janë vetëm gratë që rrihen. Ekzistojnë nga ato që i thonë stop dhunës jo vetëm duke ngritur dorë dhe vetë, por edhe numëruar një më një të zezat e partnerit. Është çështje durimi dhe sa partnerët e tyre e kanë kapërcyer vijën e kuqe.

“Nuk kisha ndërmend ta denoncoja burrin, kam fëmijë të vegjël dhe prindërit më luteshin duro, mos e prish familjen. Të gjithë kanë probleme supozoja”, kështu e nisi rrëfimin në polici J. E. nënë e dy fëmijëve. Ajo jo vetëm kallëzoi dhunën, por akoma më shumë. “Nën krevatin e gjumit, në shtëpinë e prindërve ai ka një armë”. Kjo ka sjellë mobilizimin e policisë që i ka hedhur prangat shtetasit R. E, pasi sikurse “spiunoi” gruaja nën krevat u gjet një armë ak 56, me 22 fishekë.

Gruaja u nevrikos me R. E, pasi kishte sëmurë të birin dhe po i lutej ta çonte në një spital privat për analiza të detajuara. “Kam duruar xhelozinë e tij, kërcënimet e kota, ime më e dinte për gjendjen dhe përherë më këshillonte – mos e prish familjen, por tek djali nuk durova më dot”, shpjegon në polici shtetasja J.E.

I shoqi u arrestua menjëherë për armëmbajtje dhe dhunë në familje, megjithëse i befasuar nga reagimi i bashkëshortes ka mohuar çdo gjë. “Ne jemi grindur për ekonominë, ditën e fundit po më kërkonte të merrnim taksi e të iknim në spital, kërkova të shkonim në këmbë. Jam pa punë. Arma nuk është e imja, mbase ka qenë e babës, unë nuk jetoj tek prindërit”, deklaron i arrestuari R. E.

Por bashkëshortja këmbëngul në versionin e saj për ta rënduar pozitën e partnerit. “Arma është e burrit, sa herë më rrihte thoshte që do merrte armën. Jam nisur dy herë për në komisariat dhe jam kthyer, por ai nuk duhet falur”, deklaron J. E.

Një tjetër rreh burrin

Por hakmarrja e J.E. nuk është asgjë. Një grua që është në proces ndarjeje për tradhti e rrahu partnerin në mes të një ditëlindjeje. Sipas burimeve të gazetës Si çështja u njoftua në polici nga shtetasi A. H, i cili ka një lokal. 43-vjeçari pretendon se gjatë një feste private ku ndodhej dhe miku i tij A. N, një grua erdhi e nevrikosur.

“Ajo mori kutinë e ëmbëlsirave e goditi, e qëlloi me karrige”. I dhunuari u pyet nga policia a ishte i frikësuar? A. N pohon: Jam. Ne kemi tre javë që jemi ndarë. Gruaja e ka sajuar një urdhër mbrojtjeje, bën sikur unë e kam dhunuar. Por e kundërta ndodh. Ajo më dhunon kudo që më sheh. Kërkoj urdhër mbrojtjeje lutet më tej A. N, sipas të cilit në një rast partnerja e kanosi: do të shqyej.

Çifti është me shkollë të lartë dhe janë të punësuar në institucione shtetërore. Mësohet nga burimet e gazetës Si se kur policia thërriti 41-vjeçaren F.T, ajo u prezantua me gjeneralitetet e vajzërisë dhe shtoi: nuk e kam rrahur burrin, s’kam burrë. Mos e ka rrahur dashnorja?

Gra që mbajnë fëmijët

Por kulmin e hakmarrjes e ka shënuar V.C. 48 vjeç. Kur i shoqi i tha se martesa kishte marrë fund, ajo deklaroi vetëm kaq: fëmijët nuk ke për t’i parë kurrë. Siç rrëfen në komisariatin numër katër shtetasi I.C gruaja ka fikur telefonin dhe ai nuk di se ku ndodhet ajo dhe dy fëmijët. “Kam dyshime se ajo u kthye në shtëpinë e prindërve, por nuk e konfirmoj dot. Më ka marrë malli për fëmijët”, thotë burri i cili pasi e braktisi bashkëshorten, po kalon ditë të vështira./ Gazeta Si

Artikulli i mëparshëmFitorja e zgjedhjeve/ Merkel: Shpresoj të bashkëpunoj me Presidentin Biden, miqësia transatlantike e domosdoshme për të përballuar sfidat e mëdha
Artikulli i radhësJoe Biden fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, kush do të jetë Zonja e Parë e Amerikës (FOTOT)