Pak minita më parë është shënuar një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 i shkallës rihter në ishullin Tafahi, në Tonga (në oqeanin Paqësor).
Sipas të dhënave paraprake tërmeti ka qenë i magnitudës 6.4 i shkallës rihter, dhe në një thellësi prej 160 kilometrash. Epiqendra është regjistruar në det.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo dëme material.