Donald Trump nuk pranon humbjen, por ja çfarë i kërkon dhëndri i tij

0
kushner trump

Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i Presidentit Donald Trump, i ka kërkuar që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

Siç raporton CNN, nuk dihet ende reagimi i Presidentit në largim për propozimin e Kushner, i cili konsiderohet si një person me besim absolut.

Ndërkohë vetë presidenti Trump nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, madje ka deklaruar se do t’i apelojë në gjykatë të hënën.

“Unë nuk do të pushoj derisa populli amerikan të ketë numrin e ndershëm të votave që meriton dhe që demokracia kërkon”, tha Trump në deklaratë, e cila shpjegon se beteja ligjore e fushatës do të fillojë të hënën.

Më herët, Fox Neës citoi burime anonime që thoshin se Trump do të ishte gati të pranonte fitoren e kundërshtarit të tij demokrat Joe Biden, nëse stafi i tij shteron të gjitha mjetet ligjore.

Artikulli i mëparshëm“Asgjë nuk do të ndryshojë”/ Turqia reagon për fitoren e Biden si President i SHBA. Ja qëndrimi që mban
Artikulli i radhësRivlerësimi me çmime referencë në doganë është në shkelje të hapur dhe flagrante të legjislacionit doganor