Del studimi që i jep fund dyshimeve që po ju mbajnë në ankth: Si të kuptoni nga dhimbja e kokës se keni koronavirus, dallimi me migrenën

    0
    Del studimi që i jep fund dyshimeve që po ju mbajnë në

    Shumë persona mund të tremben kur fillojnë të kenë dhimbje koke dhe këtë e lidhin me Covid-19. Sipas Healthline, studimet kanë treguar se dhimbja e kokës te të infektuarit me Covid-19 është raportuar në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla. Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga Covid-9 dhe llojet e tjera. Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:

    ? Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë
    ? Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
    ? Ndodh në të dyja anët e kokë
    ? Mund të përkeqësohet kur përkuleni

    Si ta dalloni që është migrenë

    Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e Covid-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën. Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covid-it nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.

    Simptomat më të zakonshme të Covid-19:

    – ethe
    – temperaturë
    – lodhje
    – kollitje
    – gulçim
    – dhimbje koke

    Simptoma të tjera:

    – dhimbje e fytit
    – dhimbje e trupit dhe kockave
    – rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
    – humbje e shijes dhe nuhatjes
    – të përziera, të vjella dhe diarre

    Artikulli i mëparshëmGjermania bën planin e vaksinimit pas suksesit të madh, në Shqipëri njerëzit dergjen në ambulanca
    Artikulli i radhësAlarmi/ Koronavirusi mutant është pikasur edhe më herët