Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është ndër më të komentuarat.
Kjo falë linjave të saj trupore, të cilat ajo nuk i kursen fare që t’i ekspozojë në rrjete sociale.
Ajo ka qenë mjaft aktive në punën si modele, ndërsa vazhdimisht ka sjell foto të reja.
Së fundmi, në një postim në Instagram bukuroshja brune është shfaqur joshëse, ndërsa merrte poza provokuese para kamerës.
Oriola është parë e veshur me një fustan vezullues, që i theksonte linjat e bujshme trupore.
Flokët e lakuara ka vendosur që t’i lë të lira mbi supe, kurse për makijazh ajo ka zgjedhur ngjyrën kafe.
Vlen të përmendet se modelja e njohur javë ma parë u bë figura e firmës së njohur ‘Guess’.