FOTO/ Uragani Eta ‘zhduk’ fshatin në Amerikën Qendrore, 21 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur

0
FOTO/ Uragani Eta ‘zhduk’ fshatin në Amerikën Qendrore, 21 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur

Si pasojë e uraganit Eta, të paktën 21 persona kanë vdekur, ndërsa më shumë se 100 të tjerë dyshohet të jenë mbuluar nga balta, pasi rrëshqitjes masive të tokës në Guatemala.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për t’u ardhur në ndihmë personave që dyshohet të jenën nën rrënoja.

Si pasojë e reshjeve të dendura, lumenjtë dolën nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërsa situata më e rëndë ishte në rajonin Alta Verapaz, ku shumë shtëpi të një fshati u mbuluan nga rrëshqitjet që pësoi shpati i një kodre.

Tashmë, Eta është drejtuar drejt Kubës dhe skajit jugor të Floridas. 

Artikulli i mëparshëmProjeksioni tragjik amerikan/ Ja sa persona do humbasin jetën në Shqipëri deri në shkurt
Artikulli i radhësMinistri Saudit: OPEC + mund të ndryshojë marrëveshjen e saj të prodhimit të naftës. Bursa për datën 9 Nëntor 2020