Transformimi i Tiranës gjatë 5 viteve të fundit, por vecanërisht i jetës sportive, kulturë e munguar për dekada me radhë ka bërë që sportistë elitarë, krenari e kombit shqiptar të përqafojnë cdo ditë e më shumë mundësitë e shtuara që kryeqyteti po jep për zhvillimin e mëtejshëm të sportit.
Ka qenë kampioni i Europës, Izmir Smajlaj, atleti i cili ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Eion Veliaj, i cili po udhëheq fushatën në të gjithë qarkun, duke deklaruar se ndihet i lumtur që po bashkohet me ekipin fitues.
“Duke parë Tiranën e këtyre viteve të fundit se si është transformuar komplet, mbushem me një energji pozitive për punën e shkëlqyer që ka bërë kryetari dhe ekipi i tij. Këta janë një ekip fitues dhe mua më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi fitues. Jam gëzuar shumë,” u shpreh Smjlaj në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kasharit.
Sportisti më i mirë i Shqipërisë për meshkuj, i cili në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2017 fitoi medaljen e artë, tha se ndihet i vlerësuar me të gjithë punën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj në veçanti për sportistët elitarë, duke mos e fshehur dëshirën edhe për një pistë olimpike në Tiranë.
“Përveç këtyre që ka bërë për Tiranën, kryetari ka bërë shumë edhe për sportistët dhe në veçanti për sportistët elitarë. Duhet të përmendim këtu fushat sportive që ka bërë nëpër shkolla, pistat e vrapimit te Liqeni, pistën profesionale të atletikës për kërcime dhe besoj shumë shpejt atletikës do t’i shtohet edhe një pistë olimpike,” u shpreh Smajlaj.
Atleti shkodran synon ta përmirësojë në të ardhmen rekordin e tij në kërcim për së gjati, për t’iu afruar rekordit botëror.