E zbulojnë mediat italiane/ Kërkohet me ngulm ardhja e Kumbullës, Shqipëria bën gati çarterin privat për mbrojtësin e Romës

0
kumbulla marash

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla.

Ditën e djeshme u tha se autoritetet shëndetësore të Romës, do të ndalonin që futbollistët e skuadrës kryeqytetase të bashkoheshin me kombëtares e tyre, për shkak të situatës alarmante të Koronavirusit.

Ndërkohë sipas “TMW”, FSHF ka marrë kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet shëndetësore, për të pasur në dispozicion sa më shpejtë të jetë e mundur, mbrojtësin Marash Kumbulla.

FSHF është e gatshme të vendosë në dispozicion një çartet për të marrë lojtarin në siguri të plotë dhe për ta pasur në dispozicion ndaj Kazakistanit dhe Bjelllorusisë.

Tani për tani udhëtimet janë të bllokuara nga UEFA, teksa pritet që në ditët në vijim të ketë një përgjigje zyrtare në lidhje me Kumbullën.

Artikulli i mëparshëmE konfirmuan më pas e shkarkuan, veprimi amatoresk i klubit të Serisë A me trajnerin
Artikulli i radhësDueli Angli-Islandë mund të luhet në Shqipëri, ja arsyeja