Inter dhe Real Madrid po studiojnë mundësinë e një shkëmbimi të bujshëm në merkaton e janarit, për dy lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në projektin e Kontes dhe Zidanit.
Dy lojtarët në fjalë janë Kristian Eriksen dhe Isko, ku nuk po gjejnë hapësira të mjaftueshme si danezi tek zikaltërit por gjithashtu edhe spanjolli tek madrilenët.
Eriksen erdhi me mjaft bujë tek Interi në janar ku zikaltërit arritën të mposhtin konkurrencën e skuadrave ʺbigʺ të Europës duke shpenzuar 20 milionë euro për kartonin e tij, por pa mundur të lërë gjurmë në klubin e drejtuar nga Antonio Konte.