Shpresa se vaksina do të jetë e disponueshme së shpejti mban lart çmimet e naftës. Bursa për datën 10 Nëntor 2020

0

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm për shkak të shpresave se vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë në horizont, që ka zbehur efektin negativ në treg, si pasojë e dobësimit të kërkesës nga rikthimi i kufizimeve. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 42 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 40.7 dollarë për fuçi. Të dyja u rritën me rreth 10% në sesionin e kaluar, fitimet më të mëdha ditore në 5 muajt e fundit, pasi Pfizer dhe BioNTech deklaruan se vaksina kundër Covid-19 ishte mbi 90% efektive, sipas rezultateve fillestare.

Megjithatë, rruga për të pasur një vaksinë është ende shumë e gjatë dhe subjekt i miratimeve rregullatore.

Gjithashtu, një tjetër mbështetje çmimet po e gjejnë nga komentet e ministrit të energjisë në Arabinë Saudite, i cili tha se OPEC dhe aleatët e tjerë do të vijojnë me uljen e prodhimit derisa vaksina të jetë e disponueshme.

Aktualisht, OPEC+ po zbaton marrëveshjen për uljen e prodhimit me 7.7 milionë fuçi në ditë, e cila do të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti, por me shumë mundësi do të shtyhet edhe vitin e ardhshëm, për shkak të rikthimit të kufizimeve. Trafiku në Londër, Paris dhe Madrid ka rënë ndjeshëm gjatë nëntorit, referuar të dhënave të përpunuara nga Reuters. Franca, Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Polonia kanë ndër kufizimet më strikte në Europë.

Bursa për datën 10 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA385.75+ 4.25
DIESEL349.25+ 6.50
BRENT41.72+ 0.40

Artikulli i mëparshëmEdhe smartphonët më të mirë në botë hackohen në më pak se 5 minuta
Artikulli i radhësNuk ka më dyshime, vendoset përfundimisht për çështjen “Juventus-Napoli”. Ja çfarë ndodh