Kombëtarja shqiptare duket se po buzëqesh më në fund dhe kjo fill pas fitores ndaj Kosovës. Duket se paraqitja e fundit ka bindur jo vetëm futbolldashësit, por edhe vetë lojtarët me fitoren dinjitoze në ”Elbasan Arena”.
Sot kuqezinjtë kanë dalë në stërvitjen e parë në prag të sfidave deçizive ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë ku do të vendoset kualifikimi ose jo më tej në Ligën e Kombeve. Shqipërisë i duhet domosdoshmërisht 2 fitore ose 1 fitore dhe barazim për të shpresuar.
Grupi është ende i hapur me Bjellorusinë që kryeson grupin me 7 pikë, vendi i dytë ndahet mes Lituanisë e Shqipërisë kurse vendi i fundit, vetëm një pikë më pak Kazakistani.