Gazsjellësi TAP nis operacionet tregtare, diversifikohet transporti i gazit drejt Europës

0

Gazsjellësi TAP bëri të ditur se ka nisur këto ditë operimin tregtar, gjë që do të thotë se tashmë gazi nga fushat e Shah Deniz në Azerbajxhan mund të aksesohet në tregjet europiane përmes kësaj rruge.

“Katër vjet e gjysmë, pas inaugurimit të punimeve ndërtuese në Selanik, gazsjellësi Trans Adriatik, një sistem 878 kilometra i transportit të gazit që kalon mes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik dhe Itali nisi operimin tregtar. Një ekip profesionistësh punoi me zell dhe në mënyrë efektive në kushte sfiduese, për të finalizuar në mënyrë të sigurt sipas planit këtë projekt strategjik të infrastrukturës energjetike” bëri të ditur në një njoftim për shtyp zyra qendrore në Zvicër.

TAP, sipas njoftimit, citohet se “është pjesa europiane e Korridorit Jugor të Gazit, një projekt që do të transportojë 10 miliardë M3 gaz nga Azerbajxhani në disa tregje në Europë. Sistemi i TAP operon në linjë me të gjithë standardet e njohura ndërkombëtare të cilësisë, shëndetit, sigurisë dhe mjedisit si dhe është dizajnuar me potencialin për t’u dyfishuar në kapacitet drejt 20 miliardë m3 gaz”.

Luca Schieppati, Drejtor Menaxherial i TAP, komentoi: “Sot një vizion afatgjatë është bërë realitet. Jam shumë krenar për këtë arritje që u mundësua së pari dhe mbi të gjitha falë dedikimit dhe angazhimit të njerëzve tanë dhe të gjithë atyre që u përfshinë, besimit të palëkundur dhe mbështetjes së pakushtëzuar të aksionerëve, të gjithë qeverive në zinxhirin e vlerës në Bashkimin Europian si dhe furnizuesit, dhe kontraktorët që punuan në këtë projekt. Si një operator i ri në transmetimin e gazit i zhvilluar dhe ndërtuar në përputhje me praktikat më të mira në industri si dhe standardet, TAP mundëson diversifikim të dyfishtë: një burim gazi dhe rrugë energjetike të qëndrueshme të re dhe të besueshme që do të arrijë tek miliona përdorues fundorë në dekadat që do të vijnë.

Murad Heydarov, kryetar i Bordit të Drejtorëve të TAP shtoi se “Korridori Jugor i Gazit është transmetuesi pionier i gazit natyral nga Azerbajxhani në Europë dhe një nga më modernët dhe sistemet më të besueshme që aktualisht janë të disponueshëm për transportin e energjisë. Si një komponent kyç i Korridorit Jugor 3500 kilometra të gazit TAP kombinon tipare strategjike dhe të konkurrencës së tregut. Mundëson që Europa të mund të marrë furnizim nga një tjetër burim duke mbështetur objektivat kyçe të tregut të integruar të energjisë dhe një miks të qëndrueshëm të sigurt dhe të diversifikuar të energjisë duke kontribuar në drejtim të tranzicionit drejt energjisë së pastër.

Të dhënat për TAP

TAP kalon në tre shtete në Greqi në 550 kilometra, Shqipëri 215 kilometra, nën setin Adriatik 105 kilometra dhe në brigjet e Italisë 8 kilometra. U vendosën 55 mijë tuba që peshonin në total 520 mijë tonë dhe nga një latërsi prej 2100 metra në malet e shqiptare në një thellësi 810 metra në detin Adriatik.

Një total prej 50 milionë punë-njerëzore dhe udhëtim në 140 milionë kilometra pa ndonjë incident domethënës.  U siguruan 3.9 miliardë euro financime për projektin në përputhje me kërkesat mjedisore.

Aksionarët  e TAP përbëhen nga BP me (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Artikulli i mëparshëmStudimi i Universitetit të Oxford: Videolojërat ndihmojnë shëndetin mendor
Artikulli i radhësPiramidat dhe snajperi, si u shpëtoi Janullatos plumbave në 1997, mediat greke artikull për Kryepeshkopin: Duhet të shijojmë çdo ditë