Një shpërthim zjarri ka ndodhur në një spital në Rumani, ku 10 persona raportohet se kanë vdekur.
Zjarri shpërtheu në repartin e kujdesit intensiv ndaj pacientëve me koronavirus në qendrën mjekësore të Piamtra Neamt.
Mediat lokale raportojnë se edhe një doktor është në gjendje të rëndë.
Duke tentuar të shpëtonin pacientët, një doktor e një infermier ishin djegur për vdekje, me flakët të ndihmuara nga veshjet e tyre plastike të mbrojtjes.
Doktori i plagosur në detyrë, po trajtohej për djegie në 80% të trupit. Ai raportohet se po përpiqej të evakuonte pacientët pas arritjes së flakëve.
Një hetim ka nisur mbi shkaqet e nisjes së zjarrit, të cilat janë ende të paqarta.
Raportimet thonë se zjarri nisi në katin e dytë, ku trajtohen pacientët e koronavirusit, dhe më pas u shpërnda në kate të tjera.