Pandemia e koronavirusit vazhdon të marrë jetë mjekësh.
Viktima e radhës është mjeku i njohur, Ilirjan Draçi.
Kujtojmë se mjeku kishte postuar më 8 nëntor një foto teksa ishte në spital me maskë oksigjeni.
“Beteja vazhdon, bëni kujdes se një gabim i vogël iu kushton jetën,” shkruante ai.
Draçi ka shërbyer për vite me radhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.