Konfirmohet me Covid-19 shefja e epidemiologjisë në Shkodër

0

Pas 8 muajsh punë në luftën ndaj koronavirusit dhe trajtimin e qindra rasteve të qytetarëve tashmë edhe vetë shefja e epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19. Hysa është izoluar në banesën e saj.

Sipas burimeve, shefja e epidemiologjisë është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, por pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitive.

Artikulli i mëparshëmÇfarë përfiton Melania në rast divorci me Donald Trump
Artikulli i radhësZbulimi i dy vaksinave kundër koronavirusit, ku dallojnë Pfizer-BioNTech dhe Moderna?