Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar 65 raste të coronavirusit midis stafit të vendosur në selinë e saj në Gjenevë.
Sipas Euronews, në mesin e të prekurve nga virusi janë edhe pesë persona që punonin në ambiente dhe ishin në kontakt me njëri-tjetrin, tregon një e-mail i brendshëm i rrjedhur.
Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se po heton se si dhe ku u infektuan pesë personat – dhe se nuk ka përcaktuar nëse transmetimi ndodhi në zyrat e saj.
Konfirmimi i OBSH-së të hënën për shifrat në postën elektronike të marrë nga Associated Press ishte hera e parë që ajo siguroi publikisht një gjë të tillë.
“Për njohuritë e mia, grupi që po hetohet është prova e parë e transmetimit të mundshëm në hapësirat e OBSH-së”, ka thënë Dr. Michael Ryan, shefi i agjencisë i emergjencës, të hënën në një konferencë shtypi në OBSH.
Po sipas Euronews, në email thuhej se rreth gjysma e infeksioneve të regjistruara deri më tani ishin te njerëzit që kishin punuar nga shtëpia.
Por 32 ishin nga stafi që kishin punuar në ambientet në ndërtesën e selisë, ku zakonisht punojnë më shumë se 2,000 njerëz dhe agjencia thotë se ka vendosur higjienë të rreptë dhe masa të tjera parandaluese.
Në e-mail, i cili iu dërgua stafit të premten, Raul Thomas, i cili drejton operacionet e biznesit në OBSH, vuri në dukje se pesë persona – katër në të njëjtin ekip dhe një që kishte kontakte me ta – ishin testuar pozitivisht për COVID-19.
Kjo mund të tregojë se kontrolli bazë i infeksionit dhe procedurat e distancës sociale mund të jenë thyer – për çfarë është duke u zhvilluar një hetim.