Lajm i keq për trajnerin Antonio Konte në prag të ndeshjes ndaj Torinos. Mbrojtësi serb, Aleksandër Kolarov ka rezultuar pozitiv me COVID dhe është izoluar menjëherë siç e parashikon rregullorja.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se mbrojtësi i majtë, është asimptomatik dhe gëzon shëndet të qëndrueshëm.
Kujtojmë që me Kolarovin, ka shkuar në 3 numri i futbollistëve që janë aktualisht pozitivë të Interi. Brozoviç dhe Padeli janë 2 lojtarët e tjerë asimptomatikë, që presin negativitetin e tamponit. Të 3 këta futbollistë do të jenë të padisponueshëm ndaj Torinos.