Pas Rusisë, Gjermanisë dhe SHBA tashmë edhe Kina premton se do të ketë një vaksinë efektive ndaj COVID-19.
Mes disa vaksinave që po provohen në vendin ku lindi COVID-19, ajo e Sinovac Biotech ka rezultuar e suksesshme në fazën e mesme të provave pasi ka çuar në një përgjigje shumë të shpejtë imunitare në rreth 700 të testuar.
Në rast se edhe kjo vaksinë rezulton efektive në fazën përfundimtare, atëhere botës supozohet t’i shtohet edhe vaksina e katërt efektive ndaj COVID-19.
E para ishte Rusia që me vaksinën ‘’Sputnik V’’ ia kishte dalë të krijonte një produkt kundër COVID-19, më pas në Gjermani kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kishin prodhuar një vaksinë 90 efektive.
Një javë më pas kompania amerikane Moderna njoftoi po ashtu se kishte nxjerrë një vaksinë 94.5% efektive ndaj COVID-19 dhe tashmë edhe Kina duket drejt kësaj rruge.