Një skandal i përmasave të mëdha duket se ka shpërthyer në Dubai.
Princesha Haya, gruaja e një sheiku në Dubai mësohet se ka paguar të dashurinë e saj badyguard për 1.2 mln paund për të mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre dy vjeçare.
Një burim për Daily mail raporton se ajo ka i ka blerë të dashurit, një orë dhe një armë të veçantë 12,000 paund.
Gruaja e 6-të e sheikut bilioner, Mohamed Al Maktoum, e shpërbleu truprojën britanik, me kushtin që ai ta shoqëronte kudo që shkonte.
Tradhtia e saj, u bë çështje edhe gjatë seancës në Gjykatën e Lartë kundër burrit të saj në Londër, ku ajo fitoi kujdestarinë e dy fëmijëve që ka me sheikun.
Sheiku dhe princesha u martuan në vitin 2004 dhe u ndanë në 2019./DailyMail/K.H/Syri.net/