Gjyqi historik/ Sarkozy në bankën e të akuzuarve, nga telefonat në emër anonim, te ryshfetet nga Gaddafi, ja akuzat që rëndojnë mbi të

0
Gjyqi historik/ Sarkozy në bankën e të akuzuarve, nga telefonat në emër anonim, te ryshfetet nga Gaddafi, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Nicolas Sarkozy , ish-presidenti francez, do të bëjë histori të hënën kur ai të paraqitet në gjykatë i akuzuar për korrupsion.

Kjo është çështja e parë që do të zhvillohet pas disa hetimeve të kryer ndaj tij më parë.

Në një çështje të njohur si “çështja e përgjimeve”, prokuroria pretendon Sarkozy dhe avokati i tij, Thierry Herzog, u përpoq të korruptonte një magjistrat të lartë, Gilbert Azibert, për të dorëzuar informacione sekrete nga një hetim i veçantë kundër ish-udhëheqësit francez.

Në këmbim ish presidenti do ti ofronte një punë të qetë në Cote d’Azur.

Detektivët francezë filluan të monitoronin komunikimet e Sarkozy në shtator 2013 si pjesë e një hetimi mbi pretendimet që ai kishte marrë një donacion të padeklaruar dhe të paligjshëm 50 milion € nga Gaddafi për të financuar fushatën e tij të suksesshme presidenciale në 2007.

Sidoqoftë, ato që dëgjuan nga bisedat e regjistruara, i drejtuan hetuesit në një drejtim krejt të ri dhe të papritur. Ata zbuluan se ish-presidenti dhe Herzog po komunikonin “fshehurazi” duke përdorur telefonat mobil të regjistruar me emra të rremë.

Të tre të pandehurit, Sarkozy, Herzog dhe Azibert, janë akuzuar për “korrupsion”. Herzog dhe Azibert akuzohen gjithashtu për “shkelje të sekreteve profesionale”. Të gjithë rrezikojnë deri në 10 vjet burg dhe gjobitje të mëdha nëse shpallen fahtorë.

Artikulli i mëparshëmKura që shëroi Donald Trump nga Covid – 19, autorizohet për përdorim në SHBA
Artikulli i radhës‘Familjarët fshehën provat’, ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador: Ja çfarë u kërkoi kunata autorëve para vrasjes