‘Adhuroj Edi Ramën’/ Aktorja e Portokallisë emërohet Drejtoreshë Kulture

0
Arjola Demiri përkrah kryeministrit Rama: Do jem për mandatin e tretë e të  katërt

Pasi shfaqi adhurimin për Edi Ramën dhe pretendon të kandidojë për deputete në Tropojë, aktorja e Portokallisë Ariola Demiri është emëruar Drejtore e Pallatit të Kultures dhe Muzeut në Bajram Curri.

Demiri edhe pse nuk shkon asnjë ditë në vendin e saj të punës në Bashkinë e Bajram Currit, rrogën e merr pa ndërprerje.

Denoncimi është bërë nga dega e PD-së së Tropojës:

Të nderuar bashkëqytetar të Tropojës, ju ftoj të gjithëve të hetoni dhe kërkoni informacion në bashkinë Tropojë çdo minutë, orë dhe ditë për të vërtetuar faktin nëse paraqiten në punë ‘Juristi i adoptuar’ nga Malsia e Madhe Lorent Vukçaj, si dhe drejtoresha e Pallatit të Kultures dhe Muzeut Arjola Demiri, tashmë e ‘rekrutuar’ nga Edi Rama.

Ju ftojmë që këtë vëzhgim dhe kërkesë informacioni ta bëni jo vetëm një ditë,por edhe për jave dhe muaj me rradhë.

Të nderuar qytetarë, pseudo-juristi dhe drejtoresha, dhe shumë e shumë të tjerë, janë të përkëdhelurit e rilindasit të emëruar me makbethët e tij dhe paguhen me taksat tona pa u paraqitur asnjë ditë në punë.

Në fakt tashmë dihet botërisht se rilindasi i emëruar ka vetëm një praktikë pune: TË VEPROJË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN. Arsyet e këtyre veprimeve janë, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës. Koha e tij ka mbaruar, po jep prova çdo ditë se kush është në të vërtetë. Rilindasi i emëruar hamendëson se gënjeshtrat e tij do të funksionojnë akoma dhe se qytetarët e Tropojës i besojnë!!! Në fakt, se sa i besojnë Tropojanët, kuptohet qartë pjesmarrja 15% në pseudovotimet rilindase.

Dega e Partisë Demokratike Tropojë i bën thirrje qytetarëve të rrethit Tropojë, mediave audiovizive, organeve ligjë-zbatuese të hetojnë dhe të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për ndëshkimin e veprimeve të paligjshme dhe korruptive në kundërshtim me procedurat ligjore të rilindasit të emëruar.

25 Prilli po afron dhe do marrin dënimin e merituar.

Artikulli i mëparshëmEkzekutimi i Tresës, përplasje mes bandave shqiptare/ Lidhja me vrasjen e Ilir Hidrit
Artikulli i radhësTurqia ndalon fluturimet e avionëve privatë me të sëmurë me Covid