Rrikthimi I karantinës kërcënon me mbyllje shumë rafineri në Europë. Bursa për datën 23 Nëntor 2020

0

Shumë rafineri në Evropë janë në rrezik të mbylljes së përhershme, me kërkesën për karburant në kontinent që ka rënë përsëri ndërsa ekonomitë e mëdha ri-vendosën bllokimet për të luftuar rritjen e rasteve të reja me koronavirusit.

Kërkesa për benzinë ​​në Evropë pritet të jetë midis 15 dhe 20 përqind më e ulët në nëntor dhe dhjetor krahasuar me të njëjtët muaj të vitit 2019, raportoi Argus, duke cituar disa nga aktorët e tregut.

Bllokimet e reja, karantina e pjesshme dhe ora e ndalimit të qarkullimit në ekonomitë më të mëdha në Evropë, përfshirë këtu Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, po ulin përsëri kërkesën për naftë ndërsa një recesion i dyfishtë në Eurozonë dhe më gjerë tani duket pothuajse e pashmangshme.

Rafineritë kanë luftuar që nga pranvera me rënien e kërkesës për karburant, dhe shumë prej tyre po kryejnë operacione ristrukturimi, duke përfshirë reduktimin e kapacitetit të përpunimit të naftës bruto përgjithmonë.

Petroineos, një ndërmarrje e përbashkët e Ineos dhe PetroChina, tha në fillim të këtij muaji se planifikon të mbyllë përgjithmonë disa njësi në rafinerinë Grangemouth me një kapacitet prej 210,000 bpd, rafineria e vetme në Skoci, e cila do të ulë kapacitetin e rafinimit të ndërmarrjes në 150,000 bpd.

Neste i Finlandës tha në shtator se po shikonte mundësinë për mbylljen e operacioneve të rafinerisë së saj në Naantali dhe po transformonte rafinerinë në Porvoo.

Rafineritë në Shtetet e Bashkuara po ulin gjithashtu  kapacitetin përpunues dhe po shkurtojnë vendet e punës për të përballuar humbjet nga rënia e kërkesës.

Rafineri në të gjithë botën kanë njoftuar mbyllje të përhershme këtë vit, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në Raportin e saj mujor të Tregut të Naftës javën e kaluar. Mbylljet e përhershme e kapaciteteve të rafinimit ka arritur në 1.7 milion bpd.

Bursa për datën 23 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA387.00+ 10.25
DIESEL367.50+ 10.50
BRENT44.95+ 1.51

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmKriza, investimet u prekën më pak se konsumi
Artikulli i radhësSituata e COVID, shpërthen analisti: Deklarojmë 16 pacientë në gjendje kritike dhe na vdesin …