Ditën e sotme njoftohet nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit se pritet të ndërrmerret një shpërthim i telekomanduar në kafazin e ashensorit të një pallati 9-katësh në lagjen 5 në rrugën “Hysen Myshketa.
Në këto kushte lajmërohen të gjithë bizneset dhe banorët e pallateve përreth që në datën 24 Nëntor 2020, nga ora 10:00 deri në orën 17:00 të marrin masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike dhe çdo pajisje tjetër që e shikojnë të arsyeshme si dhe të largohen nga banesat dhe bizneset e tyre.