Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Palermo të Italisë.
Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht gjatë orës së Fiskulturës në shkollën “Vittorio Emanuele Orlando”, raportojnë mediat fqinje.
Sipas hetimeve, vajza e mitur po kryente një ushtrim mësimor, teksa i ka rrëshqitur këmba dhe ka goditur kokën. Gotja fatale i ka marrë jetën. Mësuesit janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, por pa asnjë rezultat.
Karabinierët kanë marrë në pyetje dëshmitarët okularë, nxënësit dhe mësusit, ndërkohë që shkolla i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.