Meta: Drejtësia të veprojë, deri më tani askush nuk ka mbajtur përgjegjësi

0

Presidenti Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet për familjet e 51 jetëve të humbura në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Ndërsa ka kaluar një vit, kreu i shtetit përmes një deklarate për mediat shprehet se një vit më pas është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

Kreu i shtetit bëri apel për sa më pak propagande dhe më shumë transparencë.

‘Sot është edhe përvjetori i tërmetit të fortë dhe të rëndë që mori 51 jetë të qytetarëve tanë dhe që shkatërroi banesat e shumë qytetarëve. Dua të shpreh solidaritetin më të thellë.

Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë.

Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falënderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar’, tha Meta.

Artikulli i mëparshëmDëmet e tërmetit u vlerësuan nga punonjës të ‘pakualifikuar’
Artikulli i radhësGjermania: Shqipëria s’ka plotësuar kushtet, Rama rrëzoi ‘5 qershorin’