Qeveria shqiptare me Edi Ramën në krye ka vendosur të tallet deri në fund me shqiptarët.
Sot ministrja e Taulant Ballës në krye të arsimit, Evis Kushi ka dalë dhe ka shpjeguar mësimin e kombinuar në klasë dhe online.
Kushi ka deklaruar se kjo skemë do të nisë në datën 1 dhjetor.
Por cila është skema e përgatitur nga Rama.
Nxënësit nga klasa e parë deri në të 5-tën dhe klasat e 12-ta, do të bëjnë mësim në shkollë.
Më pas nga klasa e 6-të e mësipër deri tek klasa e 11 skema do të ndryshojë.
Nxënësit e këtyre klasave do të bëjnë mësim online ditën e hënë dhe të martë.
Më pas nga e mërkura në të premte, do të bëhet mësim në shkollë.
Më shumë se një skemë e kombinuar, kjo duket një tallje me nxënësit dhe mësuesit dhe një shkatërrim në mësimdhënie.