Infermierët dhe mjekët janë ata që ndodhen në vijën e parë të betejës dhe po trajtojnë pacientët e infektuar në këtë kohë kur Covid-19 ka kapluar gjithë botën. Së fundmi, një infermiere nga Kolorado, Claire Tripeny, e cila punone në kujdesin intensiv, nuk ishte aspak e kënaqur për pagën që merrte.
Ajo fitonte rreth 800 dollarë në javë dhe nuk ndihej sikur po bënte dicka të vlefshme në jetën e saj, ndonëse po shpëtonte jetën e pacientëve të infektuar.
Në një intervistë, ajo ka treguar se “Nuk isha duke fjetur dhe kam pasur më shumë ankth në jetën time. Unë do të shkoj atje ku nevojiten aftësitë e mia dhe mund të garantohem se kam mbrojtjen e nevojshme”.
Në Prill, ajo bëri gati valixhet pasi siguroi një kontratë dy-mujore në Neë Jersey, vend që ishte vatër e nxehtë Covidit. Në atë punë përfitonte rreth 5200 dollarë në javë, dhe kishte një kontratë që i siguronte mjete adekuate mbrojtëse.
Por më vonë, ofertat u rritën për infermierët që trajtonin të infektuarit. Në Sioux Falls, Dakota e Jugut, infermierët mund të fitojnë më shumë se 6,200 dollarë në javë. Oferta e fundit për të ishte një punë në Fargo, Dakota e Veriut dhe i ofronte më shumë se 8,000 dollarë në javë, ndërsa disa mund të marrin deri në 10,000 dollarë.